U kry! Këtë fanellë do ta bartë De Beek

16:46 | 14 Gusht 2019

Mesfushori, Donny van de Beek ka pranuar për herë të parë se do të qëndrojë në Ajax këtë sezon dhe të mos bashkohet me Real Madrid.

Ylli holandez është lidhur shumë me një transferim veror por pas komenteve të ngjashme me vetëbesim nga trajneri i tij Erik Ten Hag dhe drejtori sportiv Marc Overmars, ai tani dotë qëndrojë në Amsterdam, përcjell ORAinfo.

“Ende asgjë nuk është e sigurt, por ka një shans të mirë që unë do të vazhdoj këtu” citohet të ketë thënë van de Beek nga Marca.

“Çfarëdo që të ndodhë, Real Madrid dhe Ajax janë të dy klube fantastike. Nuk mund te ankohem”, ka thënë De Beek.

22-vjeçari holandez shënoi 17 gola sezonin e kaluar, përfshirë golin e vetëm në ndeshjen e parë të gjysmëfinalës së tyre të Ligës së Kampionëve kundër Tottenham./ORAinfo/

Komento: