U KRY! Këtë fanellë do ta vesh Dybala

22:10 | 24 Maj 2019

Paulo Dybala ka hedhur poshtë thashethemet për një kalim te Inter.

La Joya është lidhur vazhdimisht me një largim nga Torino këtë verë, veçanërisht ndaj Interit, Atletico Madridit ose Manchester United, përcjell ORAinfo.

“Unë kam biseduar me (drejtorin e sportit Fabio) Paratici, ai e di atë që unë mendoj, unë dua të qëndroj me Juventusin.

“Nuk varet nga unë, klubi do të marrë vendimet e veta bazuar në idetë e trajnerit të ri, por unë dua të vazhdoj me Juventusin.

“Ne nuk e dimë se kush do të jetë trajneri i ri, por shpresoj se do të jetë dikush i madh në mënyrë që të mund të fitojmë gjithçka. Ne kemi falënderuar dhe përshëndetur Max Allegri, pasi jemi shumë mirënjohës për atë që ai ka bërë. Është në dorë të klubit për të vendosur”, ka thënë Dybala./ORAinfo/

Komento: