U KRY! Këtë fanellë do ta vesh Felix

16:04 | 21 Qershor 2019

Joao Feliks, duket se do ta vesh fanellën e Atletico Madridit.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Real Madridi ka bërë një lëvizje të fundit për Joao Feliksin duke ofruar 130 milionë euro (80 mln para kesh dhe 50 në formën e bonuseve), por portugezi ka refuzuar, duke qenë se ka akord me Altetiko Madridin.

E ardhmja e 19-vjeçarit do të jetë në “Wanda Metropolitana”, ndërsa në arkën e Benfikas, do të shkojnë 120 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e largimit të tij.

Pas Feliksit, ditët e fundit u hodh në sulm fuqishëm Mançester Siti, që ishte gati të ofronte 120 milionë eurot e kërkuara të klauzolës së tij.

Gjithsesi Reali dhe Siti janë kujtuar me vonesë, sepse Feliksi ka arritur marrëveshjen me Atletikon dhe vetë klubet kanë akord mes tyre.

Komento: