Sulmuesi argjentinas, Higuain do ta vesh përsëri fanellën e Juventusit.
Higuain do të rikthehet te Juventusi pas huazimit të Chelsea. Sulmuesi argjentinas është një nga lojtarët e preferuar të Sarrit dhe në ditët e ardhshme pritet të mbërrijë në Torino.
Sipas “Sky Sport”, drejtuesit e klubit do të mbajnë një takim me sulmuesin për të vendosur përfundimisht të ardhmen e tij.
Dëshira e lojtarit është që të qendrojë në Torino duke u bashkuar sërish me Sarrin, por do të jenë drejtuesit bardhezinj ata që do të vendosin për të ardhmen e tij.