Napoli pritet të bjerë dakord me një kontratë të re që do ta mbajë yllin shqiptar, Elseid Hysaj në Stadio San Paolo.
Pavarësisht lidhjeve me disa klube në muajt e fundit, përfshirë edhe Chelseën e Maurizio Sarri, duket sikur Hysaj nuk do të largohet verën e ardhshme përcjell ORAinfo.
Sipas Corriere dello Sport, agjenti i tij ka një takim për javën e ardhshme për të finalizuar detajet e kontratës së re.
25-vjeçari ka qenë në klub që nga transferimi i tij prej 5 milionë eurosh nga Empoli në gusht 2015.
Hysaj bëri 29 paraqitje konkurruese për Partenopei këtë sezon, duke kontribuar dy asistime.
Marrëveshja e tij aktuale pritet të skadojë në qershor të vitit 2021 dhe u nënshkrua në tetor 2016./ORAinfo/