Icardi, do të mbetet te Interi.
Wanda Nara konfirmoi se bashkëshorti i saj Mauro Icardi shpreson të nënshkruajë një kontratë të re me Interin këtë javë përcjell ORAinfo.
Ajo gjithashtu vepron si agjent i tij dhe ka marrë pjesë në negociata për të.
Tuttomercatoweb pohon se një nënshkrim është afër, duke e zgjeruar marrëveshjen aktuale deri në qershor 2023.
“Ne ende nuk kemi bërë një takim”, u tha Wanda gazetarëve ndërsa mbërriti në një ngjarje bamirësie.
“Cdo gjë është ne rregull.”Ajo u pyet nëse do të kishte një takim këtë javë. Kështu shpresojmë”, ka thënë ajo./ORAinfo/