U KRY! Këtë fanellë do ta vesh Lewandowski

16:57 | 06 Korrik 2019

E kërkuan shumë skuadra, po ai do të qëndrojë në Gjermani.

Për Robert Lewandowskin nuk do të ketë ekip tjetër në të ardhmen përveçse Bayern Munich.

Sulmuesi polak do të ndjekë gjurmët e Robben për t’a mbyllur karrierën si profesionist në radhët e kampionëve të Gjermanisë. Bomberi 30-vjeçar që ka kontratë deri në vitin 2021 është në bisedime të avancuara për rinovimin e saj me 2 sezone të tjera çka do të thotë se do të varë këpucët në gozhdë me fanellën e Bayernit.

Lewandowski prej 5 sezonesh vesh fanellën e bavarezëve dhe ofertat për të nuk mungojnë por duket se bomberi polak i ka refuzuar duke menduar vetëm për skuadrën aktuale.

Komento: