U kry, kjo është e ardhmja e Iscos

09:37 | 01 Mars 2019

Isco në radarin e ekipeve italiane.

Mesfushori spanjoll i Real Madrid, Isco është duke i numëruar ditët e fundit tek ‘mbretërit’.

Duke e parë që nuk po arrin të marrë minuta nën drejtimin e Solarit, Isco me shumë gjasa do të largohet në afatin kalimtar të verës, transmeton Indeksonline.

Sipas ‘Corriere della Sera’, në garë për spanjollin janë Juventus, Inter dhe Napoli.

Opsioni tek Napoli duket shumë i mundshëm për shkak të lidhjes me trajnerin Carlo Ancelotti.

Por edhe Juventusi mbetet opsion i hapur për shkak të miqësisë me Ronaldon.

Komento: