U KRY! Kjo është fanella e re e Neymarit

15:01 | 24 June 2019

Neymar do ta bëjë kthimin e tij në Barcelonë.

Po bëhet gjithçka gati për t’u rikthyer te Barcelona. Historia e dashurisë mes Neymar dhe PSG është e destinuar për të marrë fund gjatë kësaj vere. Braziliani është i vendosur për të bërë një hap pas, për t’u ribashkua me Lionel Messin me fanellën blaugrana.

Sipas gazetës katalanase, “Sport”, Neymar është gati që t’u kërkojë falje publikisht ish-shokëve të ekipit të Barcelonës dhe tifozëve për t’u rikthyer, atje ku dy vite më parë u larguar për shifrën e 222 milionë eurove.

Jo vetëm kaq, por braziliani është shprehur i gatshëm për të hequr dorë nga 14 milionë euro, teksa do të pranojë një pagë prej 22 milionë eurosh në sezon, duke qenë lojtari i dytë më i paguar në ekip, pas Lionel Messi

Komento: