Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, do t’i bashkohet skuadrës Al-Ettifaq në Arabi Saudite dhe do të përfitojë 700 mijë funte në javë.
Hendersoni është shumë afër largimit nga kampi stërvitor i Liverpoolit në Gjermani, dhe zyrtarizimi te skuadra arabe do të bëhet së shpejti, ka shkruar “The Athletic” të dielën.
Hendersoni do të nënshkruajë kontratë trivjeçare, ndërsa për trajner do ta ketë ish-bashkëlojtarin te Liverpooli, Steven Gerrard.
Hendersoni ka edhe dy vjet kontratë me “të kuqtë”, por afrimi i Alexis MacAllisterit nga Brightoni dhe Dominik Szoboszlait nga Leipzigu, ka bërë që ai të ketë më pak hapësirë për edicionin e ri.