Vedat Muriqi e zgjedh klubin e ardhshëm.
Sulmuesi kosovar e ka ndarë mendjen – dëshiron t’i bashkohet nënkampionit aktual evropian Tottenham, gjatë verës që vjen
Vedat Muriqi duket se e ka ndarë mendjen sa i përket së ardhmes së tij.
Sulmuesi kosovar dëshiron ta vazhdojë karrierën në Premierligë.
E përditshmja turke “Fanatik” raporton se prizrenasi e preferon transferimin në Tottenham, përcjell Express.
Klubi anglez është më i interesuari për shërbimet e 25 vjeçarit, të cilin e kishte vëzhguar nga afër disa herë.
Sidoqoftë, kriza financiare që e ka shkaktuar pandemia koronavirus mund të sjell vështirësi në këtë transferim.
“Spurs” e kanë të limituar buxhetin dhe oferta e tyre për përfaqësuesin kosovar mund të jetë më e ulët.
Nënkampioni aktual evropian mund t’i ofrojë maksimumi 20 milionë euro për kartonin e sulmuesit të rrezikshëm.
Muriqi në Londër shihet si alternativë e sulmuesit kryesor, Harry Kane.
Përfaqësuesi kosovar i ka realizuar 15 gola dhe i ka dhuruar 6 asistime deri tash këtë sezon.
Gjithashtu, interesim për sulmuesin shtatlartë kanë shfaqur edhe klubet tjera angleze si Manchester United, Neëcastle United, Leicester City, Burnley dhe Brighton.
Kurse, në Itali atë e pëlqejnë Lazio dhe Napoli.