U KRY! Ky është përforcimi i ri i Milanit

17:55 | 11 Qershor 2019

Milan është afruar shumë në nënshkrimin e Stefano Sensi pasi agjenti i tij konfirmoi se takim me Paolo Maldini shkoi shumë mirë.

Sipas Gazzetta dello Sport, Milan i ka ofruar një kontratë pesëvjeçare me Sensi, me vlerë 1.8 milion euro në sezon plus shpërblime, përcjell ORAinfo.

Gazeta shton se Maldini ka në plan të përfundojë marrëveshjen e krijuar nga Leonardo një muaj më parë, me rossonerët që do të ofrojnë Sassuolo 15 milionë euro plus bonuse.

Ajo vjen pasi agjenti Beppe Riso takoi ish-mbrojtësin e Italisë në zyrat e klubit të martën pasdite./ORAinfo/

Komento: