U kry! Ky është trajneri i ri i Juventusit

16:01 | 16 Qershor 2019

Chelsea ka konfirmuar se Maurizio Sarri ka lënë përfundimisht ekipin anglez, për të marrë përsipër punën si trajner i Juventusit.

Italiani kaloi një vit te Stamford Bridge, duke fituar Ligën e Evropës dhe duke përfunduar në vendin e tretë në Premier Ligë, përcjell ORAinfo.

Por trajneri është kthyer në atdheun e tij, duke zëvendësuar Massimiliano Allegrin në krye të grupit të Serie A./ORAinfo/

Komento: