U kry! Ky është trajneri i ri i Juventusit

08:59 | 27 Maj 2019

Pasi Pep Guardiola refuzoi mundësinë për t’u bërë trajner tjetër i klubit, Juventusi është afruar më pranë nënshkrimit të Maurizio Sarri, pohon Mirror.

Sarri pati kritika të ashpra gjatë sezonit të tij të parë në Chelsea, pavarësisht se dështoi në kualifikim të Ligës së Kampionëve , por siguroi një vend në finalen e Europa League, përcjell ORAinfo.

Ai tani ka rastin të zëvendësojë Massimiliano Allegri në Torino, pas vendimit të Pep për të qëndruar në Angli në krye të Manchester City./ORAinfo/

Komento: