Milan e sheh trajnerin e Chelseas, Maurizio Sarri si menaxherin e tyre të ri, raporton Calciomercato.
E ardhmja e Sarri në Stamford Bridge është në dyshim pas një sezoni të parë të dështuar, pasi që Blutë aktualisht janë duke garuar për një vend në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm, përcjell ORAinfo.
Italiani mund të tundohej nga një kthim në Serie A, ku ai kishte mjaft sukses me Napolin./ORAinfo/