
Corentin Tolisso, nuk do të nënshkruajë një marrëveshje të re me Bayern Munich dhe Tottenham janë përpara Romës dhe Juventus në garën për të nënshkruar mesfushorin si një transferim i lirë, zbulon Calciomercato.
Drejtori i Tottenham, Fabio Paratici është një tifoz i 27-vjeçarit dhe u përpoq ta nënshkruante atë për Juventusin përpara se francezi t’i bashkohej Bayernit dhe mund të kërkojë ta sjellë atë në Londër kur kontrata e tij të skadojë në 2022,përcjell ORAinfo.

Spurs thuhet se janë tashmë në bisedime me agjentët e Tolisso, të cilët mund të nënshkruajnë një marrëveshje parakontrate në janar. /ORAinfo/