U kry! Leonardo po e sjellë në “San Siro” yllin e madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

U kry! Leonardo po e sjellë në “San Siro” yllin e madh

00:00 | 16 Shkurt 2019

Allan Saint-Maximin dhe Milan, një “martesë” që duhet të bëhet.

Sepse pasi që nuk arriti që transferimi të bëhet në janar, palët vazhdojnë të shkëmbejnë mesazhe dhe shenja të mirëkuptimit drejt një vere që mund të konfirmojë bashkimin e dëshiruar në të dy anët përcjell ORAinfo.

Vetëm dje, francezi 21 vjeçar dërgoi një sinjal të qartë në Nice pasi e kishte mbajtur atë në janar: “Natyrisht unë dua të arrij nivelin më të lartë.

Do të ishte një gënjeshtër të them se unë dua të qëndroj këtu gjatë gjithë karrierës sime.
Por unë e di se duhet të bëj mirë në fushë, atëherë do të shohim se çfarë do të ndodhë “, ka thënë Maximin.

Leonardo po mban vazhdimisht kontakte me agjentin e futbollistit në Francë./ORAinfo/

Komento: