
Ai nuk do ta bartë më fanellën e klubit gjerman.
Robert Lewandowski shpreson të largohet nga Bayern Munich këtë verë pasi deklaroi se koha e tij me klubin ka marrë fund, mund të konfirmojë GOAL, përcjell ORAinfo.

Reprezentuesi polak tha në një konferencë për shtyp:
“Historia ime në Bayern ka përfunduar. Pas gjithçkaje që ka ndodhur në muajt e fundit, nuk mund ta imagjinoj bashkëpunimin e mëtejshëm të mirë”, ka përfunduar ai./ORAinfo/