U kry: Lojtari i Kombëtares shqiptare transferohet të gjiganti nga Premierliga

14:26 | 07 Dhjetor 2018

Lojtari i Kombëtares Shqiptare Elseid Hysaj gjatë afatit të janarit pritet të transferohet të gjiganti i Premierligës, Chelsea.

Sot, pas mediave italiane ka shkruar edhe e përditshmja Daily Mail që thotë se alo e djathtë e Napolit pritet që ti ribashkohet ish trajnerit të tij, tani të Chelsea, Maurizio Sarri.

Agjenti i Hysaj ka folur për këtë por ka shtuar se perspektiva e mbrojtësit është bllokuar nga klubi i Serie A, momentin që Sarri ishte larguar për t’u bërë trajner i bluve.

Por, me Davide Zappacosta që nuk shihet në planet e trajnerit, 24 vjeçari është në rrugën e tij për të kaluar në Premier Ligë, për ta ndihmuar ish menaxherin e tij për sukses në Premier Ligë.

Komento: