U KRY! Lozano i thotë “PO” gjigantit italian

21:30 | 17 Gusht 2019

Hirving Lozano do të ketë testet mjekësore të tij në Napoli të Mërkurën, duke përfunduar transferimin prej 42 milion € nga PSV Eindhoven.

Sipas ekspertit të transferimit të Sportitalia Alfredo Pedullà, ylli i Meksikës do të jetë në Itali të Martën,përcjell ORAinfo.

Testet mjekësore janë planifikuar për ditën e Mërkurë dhe ai do të paraqitet para mediave me shumë gjasë ditën e enjte.

‘Chucky’ Lozano ka mbushur në muajin e kaluar 24 vjeç dhe shënoi 21 gola me 12 asistime në 40 ndeshje konkurruese për PSV sezonin e kaluar./ORAinfo/

Komento: