Agjentët e kapitenit të Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes kanë qenë në kontakt me Manchester Unitedin, thonë mediat në Portugali.
Liverpuli ka qenë i lidhur më parë me një lëvizje për mesfushorin sulmues, por e përditshmja portugeze A Bola beson se United janë tani favoritë për nënshkrimin e tij përcjell ORAinfo.
Sporting është në vendin e katërt dhe Fernandes është i etur për të luajtur në Ligën e Kampionëve./ORAinfo/