Interi arrin marrëveshje personale me Kumbullën.
Marash Kumbulla është rrugës për t’iu bashkuar Interit.
Gazetari i ‘Sky Sport’, Fabrizio Romano, nga burime të afërta ka konfirmuar se interi ka arritur marrëveshje personale me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.
Kumbulla sipas ‘Sky Sport’ është pajtuar të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025 me ekipin e Antonio Contes. Tashmë Interi ka nisur bisedimet me Hellas Veronën për të gjetur një marrëveshje për çmimin e transferimit.