U kry, Mesut Ozil po transferohet të gjiganti në Serie A

14:08 | 29 January 2019

Mesut Ozil po e kërkon largimin nga Arsenal.

Unai Emery e ka lënë disa herë në stol Mesut Ozilin, andaj ky i fundit e dëshiron largimin në këtë afat.

Inter është i gatshëm që t’i marrë shërbimet e mesfushorit gjerman, por me një kusht, përcjell lajmi.

Skuadra italiane nuk pajtohet t’i ofrojë pagë të lartë Ozilit, andaj duhet të heq dorë nga 15 milionët që i kërkon.

Gjermanit i është ofruar 8 milionë euro pagë nga nerazurët, andaj marrëveshja mund të arrihet në këto dy ditë.

Komento: