Milan po punon për të sjellë një sulmues të ri te Milanello.
Sipas burimeve të medimut spanjoll Estadio Deportivo, Rossonerët kanë arritur marrëveshje me Sevillen për huazimin e Luis Muriel deri në fund të sezonit, përcjell ORAinfo.
Mundësia e një opsioni për të blerë në marrëveshje është ende e paqartë.
Muriel është 27 vjeçar dhe është një nga sulmuesit më të mirë Kolumbian.
Me transferimitn e këtij lojtarit po realizohet një nga dëshirat e Gattusos i cili kishte kërkuar transferimin e lojtarit. /ORAinfo/