Kjo është një përleshje e hapur midis Nice dhe Allan Saint-Maximin.
Sipas L’Equipe, francezi i ri nuk pranoi të futej në një ndeshje të ligës duke pretenduar se ishte i sëmurë.
Tuttosport tani ka zbuluar se një nga sanksionet e mundshme është edhe ndërprerja e kontratës së tij me klubin, edhe pse duke bërë kështu, Nice do të humbiste lojtarin e tyre më të mirë pa asnjë kosto, përcjell ORAinfo.
Milan kanë shprehur interesimin e tyre për sulmuesin prej disa kohësh dhe thuhet se janë vrapuesit e parë në garë për ta nënshkruar me atë, me Borussia Dortmundin dhe Atletico Madrid gjithashtu të interesuar.
Milan pritet që në verë ë nënshkruajë me francezin. /ORAinfo/