U KRY! Milan po e transferon “Thiagon Silvën” e ri

11:52 | 06 February 2019

Ai është 19 vjeç, por tashmë ai posedon inteligjencën dhe qetësinë e një veterani.

Boubacar Kamara është xhevahiri më i ri i Marsejës. Frencezi me origjinë senegaleze, ka një rol udhëheqës në një ekip me yje si Thauvin ose Payet përcjell ORAinfo.

Claude Fichaux, asistenti teknik i Marsejës, krahason Karamën me Thiago Silvën në aspektin e hijeshisë dhe aftësisë së tij për të lexuar lojën si dhe aftësinë për të krijuar lojën. Boubacar, në fakt, filloi si mesfushor, por shpesh përdoret si mbrojtës qendror.

19-vjeçari tashmë ka tërhequr interes nga Chelsea, si dhe Arsenal dhe Borussia Dortmund por vëmendja duhet të mbahet tek AC Milan dhe shefi skaut Moncada.

Sipas burimeve ekskluzive të Calciomercato.com, Kamara është një nga emrat në listën e pazareve të Rossonerëve. Një profil shumë interesant, me skautët e Milanit duke e parë lojtarin rregullisht./ORAinfo/

Komento: