Ylli francez Leroy Abanda e ka falënderuar Monacon për gjithçka përpara kalimit të tij në Milano.
Abanda shkroi mesazhin me një zemër dashurie, duke sugjeruar se një lëvizje në Milano ështe e afërt.
Calciomercato raporton se 18-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë me Rossonerët deri në vitin 2023, edhe pse nuk është e qartë nëse ai do të bashkohet tani ose në verë, përcjell ORAinfo.
Francezi ka kontribuar dy gola dhe tre asistime në 10 ndeshje për palën e principatës.
Abanda, i cili gjithashtu “ka qenë shumë i ndjekur” nga Juventus, është kryesisht një mbrotjës majtak, por mund të luajë më tej dhe do të shkojë drejt në skuadrën e Primavera të Milanit.
Ai bëhet nënshkrimi i parë që i rekomandoi Milanit ish-menaxheri i Monakos Geoffrey Moncada. /ORAinfo/