Mourinho mund të përfundojë si trajner i Interit.
Inter nuk i beson më Luciano Spallettit, andaj në fund të këtij sezoni do ta shkarkojë.
Skuadra italiane është shumë afër të arrijë marrëveshje me Jose Mourinho, pasi ky i fundit dështoi të transferohet te Real Madrid raporton Calciomercato.
Trajneri portugez është i gatshëm që të rikthehet te Interi, por që mbetet ana e marrëveshje për transferimet dhe për pagën e tij.
Mourinho kërkon që në skuadër të largohen disa lojtarë, ndërsa të transferojë disa emra të mëdhenj te nerazurë.