
Matthijs De Ligt i ka ditët e numëruar në Ajax.
Juventus ka filluar kontaktet me Ajaxin për kompletimin e transferimit të mbrojtësit Matthijs De Ligt.
“Bianconerët” tashmë kanë arritur marrëveshje me reprezentuesin holandez për kontratën e tij në Torino.

Por, bisedimet janë duke u zhvilluar edhe me Ajaxin për kompletimin e marrëveshjes.
Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” ka bërë të ditur datën se kur Juventus dëshiron ta zyrtarizojë blerjen e De Ligt, përcjell lajmi.
Skuadra kampione nga Serie A dëshiron që më 1 korrik të publikojë komunikatën zyrtare për transferimin e një prej mbrojtësve të ri më të mirë në botë.