U kry: Në këtë datë Hazard prezantohet të Real Madrid

12:01 | 25 Maj 2019

Eden Hazard do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit.

Ylli belg, Eden Hazard, do të jetë një nga transferimet më të mëdha të verës së vitit 2019.

28 vjeçari është i prirë për t’u larguar nga Chelsea, për t’iu bashkuar Real Madridit në Spanjë.

‘Mirror’ shkruan se Hazard dëshiron që transferimi i tij të zgjidhet brenda një jave nga finalja e Ligës së Evropës, përcjell lajmi.

Problemi i vetëm i paraqitur deri më tani, është oferta e Real Madridit që nuk përputhet me kërkesën e Chelsea.

‘Los Blancos’ kanë ofruar 86 milionë funte, ndërsa Chelsea po kërkon së paku 130 milionë.

Por, ‘kërcënimi’ besohet se do të ndikojë te skuadra nga Premierliga për të ulur kërkesat e tyre.

Komento: