U kry: Pas Superkupës, Donnarumma do të transferohet te skuadra greke

08:52 | 16 January 2019

Përveç sjelljes së lojtarëve të rinj në ekip, nga Milan pritet të largohen edhe disa lojtarë.

Milan , tani për disa ditë, është në Arabinë Saudite për superkupën e Italisë. Megjithatë , Leonardo mbeti në Itali dhe do të largohet nesër.

Kjo është për shkak se menaxheri i Rossonerëve duhej të merrte pjesë në takimet e ndryshme të merkatos.

E para e ka parë si protagonist emrin e Antonio Donnarumma , portierin 29 vjeçar, vëllai i Gigio – i cili ende nuk ka luajtur këtë vit, shkruan Indeksonline.

Lojtari, në fakt, së shpejti mund të bëjë valixhet gati me destinacion Olympiakosin.

Skuadra greke e kishte ndjekur atë në verën e vitit 2017, përpara mbërritjes së tij në Milano.

Pas Superkupës së Italisë Donnarumma mund të konkretizohet te skuadra e OIympiakosit.

Komento: