U KRY: Pato transferohet atje ku nuk e ka pritur askush

11:08 | 28 Mars 2019

Ish-lojtari i Milanit, Alexandre Pato është bërë lojtar i Sao Paolo.

Ditë me parë Alexandre Pato shkëputi kontratën me ekipin kinez, Tianjin. Pas këtij vendimi, mediat në Itali raportuan se Pato mund të rikthehet në Milan.

Por kjo nuk ka ndodhur, pasi që sulmuesi i njohur është rikthyer në Brazil të ekipi Sao Paolo, përcjell ORAifno.

Pato nënshkroi kontratën e tij dhe konfirmimi zyrtar ka ardhur nga Sao Paolo.

Në janarin e kaluar edhe Milani e kishte menduar Paton si një mundësi për sulmin, por transferimi i tij u anulua pasi Leonardo pëlqente sulmuesin polak Piatek.

Dhe bazuar në përformancën e Piatek, Leonardo ka pasur plotësisht të drejtë. /ORAinfo/

Komento: