U KRY! Për këtë fanellë do të luajë De Ligt

23:13 | 17 Korrik 2022

De Ligt ka zgjedhur një skuadër të re për sezonin e ri.

Mathijs De Ligt transferohet te Bayerni i Mynihut. Negociatat mes bavarezëve dhe Juventusit kanë nisur prej ditësh dhe duket se janë mbyllur me sukses mbrëmjen e sotme.

Drejtuesit e Bayernit janë ngritur ndjeshëm nga oferta e parë, duke kaluar nga 60 milionë, në 80 milionë bashkë me bonuset, ndërsa bardhezinjtë kanë ulur pretendimet fillestare prej 100 milionësh.

Burime pranë klubit gjerman raportojnë se tashmë nuk ka më asnjë dyshim mbi transferimin e holandezit te Bayern, tekaa vizitat mjekësore mund të kryhen që nesër, ose maksimumi të martën.

Komento: