U kry! Për këtë klub do të luajë De Ligt

23:01 | 17 Maj 2022

Matthijs de Ligt është afër vendosjes së një kontrate të re me Juventusin.

22-vjeçari po i afrohet dy viteve të fundit të marrëveshjes së tij aktuale dhe ishte lidhur shumë me një largim të mundshëm nga Allianz Stadium, me Manchester United dhe Chelsea që të dy supozohet se do të lëvizin për holandezin, përcjell ORAinfo.

Në realitet, Juventusi ka qenë gjithmonë i etur për të mbajtur De Ligt dhe Sky Sport Italia tani deklaron se ata janë afër ta bëjnë këtë, me një marrëveshje për një zgjatje të kontratës jo shumë larg përfundimit.

Kushtet personale besohet se janë arritut dhe De Ligt pritet të nënshkruajë në Torino edhe për dy vite të tjera, me marrëveshjen e tij të re të vendosur deri në vitin 2026./ORAinfo/

Komento: