
Ylli i Atletico Madridit, Joao Felix, këmbëngul se ai është i përkushtuar ndaj klubit të tij në La Liga, pavarësisht zërave që e lidhin atë me një lëvizje në Angli.
Dyshja e Premierligës, Arsenali dhe Tottenham thuhet se po konsiderojnë një lëvizje verore për portugezin, i cili shijoi një sezon mbresëlënës 2021-22 përpara se lëndimi t’i jepte fund të hershëm sezonit të tij, përcjell ORAinfo.

Por Felix dëshiron të qëndrojë me Diego Simeone në Wanda Metropolitano dhe pohon se një largim këtë verë nuk është një opsion./ORAinfo/