
Serge Gnabry, thuhet se po përgatitet të nënshkruajë një kontratë të re me Bayern Munich, me sulmuesin tani të kënaqur me marrëveshjen që është vendosur në tavolinë nga kampionët gjermanë.
Marrëveshja ekzistuese e 26-vjeçarit në Allianz Arena do të skadojë verën e ardhshme dhe ka pasur një mori spekulimesh rreth të ardhmes së tij gjatë javëve të fundit, përcjell ORAinfo.

Chelsea dhe Manchester City janë lidhur me gjermanin, ndërsa ka pasur edhe sugjerime për interes nga Liverpool, Arsenal dhe Manchester United.
Megjithatë, sipas Kicker, Gnabry tani ka pranuar të qëndrojë me Bayernin dhe një kontratë e re për gjermanin pritet të shpallet në të ardhmen e afërt./ORAinfo/