U KRY! Për këtë skuadër do të luajë Kounde

21:47 | 24 Korrik 2022

Sevilla, do të luajë një miqësore në Lisbonë kundër Sporting Portugalisë, skuadër kundër së cilës Kounde do të mungojë për shkak të një operacioni në pubis, nga i cili është ende duke u rikuperuar.

Kounde ka qëndruar në hotelin e kampit stërvitor në Lagos, me qëllim që të mos e detyrojë veten, të përshpejtojë rikuperimin e tij dhe në të njëjtën kohë të vulosë nënshkrimin me Barcelonën, që është afër realizimit, përcjell ORAinfo.

Qendërmbrojtësi francez do të nënshkruante për katër sezonet e ardhshme me gjigantët katalanas, të cilët janë konkurrentët kryesorë të Chelseat, të cilët kanë më shumë para për të shpenzuar, por që nuk kanë miratimin e lojtarit.

Për momentin, Sevilla dhe Barcelona nuk kanë arritur ende një marrëveshje për shumën e transferimit, por operacioni është më afër përfundimit se kurrë. Kounde dëshiron të jetë ‘Cule’ pa marrë parasysh çfarë./ORAinfo/

Komento: