U kry! Për këtë skuadër do të luajë Pogba

17:07 | 29 Janar 2022

Sipas The Sun, Paul Pogba do të qëndrojë në Manchester United përtej verës nëse Ralf Rangnick mbetet trajner.

Kuptohet se francezi i talentuar ka qenë aq i impresionuar nga trajneri gjerman dhe plani për të në United, saqë ai do të ishte i gatshëm të ndryshonte mendje për të ardhmen e tij,përcjell ORAinfo.

Kontrata e Pogba skadon këtë verë, por ai do të konsiderojë ri-nënshkrimin nëse mund të shijojë muajt e tij të fundit dhe nëse Rangnick i qëndron vizionit të tij rreth Pogba./ORAinfo/

Komento: