U kry! Pulisic nënshkruan me gjigantin evropian – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

U kry! Pulisic nënshkruan me gjigantin evropian

19:34 | 29 Dhjetor 2018

Liverpool pritet të përforcojë skuadrën me blerjen e fantazistit të Borussia Dortmund Christian Pulisic, duke mposhtur konkurrencën e Arsenal dhe Chelsea.

Të Kuqtë ndodhen në vend të parë me gjashtë pikë më tepër se ndjekësi më i afërt, Tottenham.Për të rritur sa më shumë shanset e triumfit të parë në Premier League që prej vitit 1990, Jurgen Klopp kërkon me çdo kusht t’i shtojë kualitetin e Pulisic skuadrës.

Sipas The Sun, Liverpool ka bërë një ofertë 50 mln euro për amerikanin, i cili ka shënuar shtatë gola në 18 paraqitje për Dortmund këtë sezon.

Edhe Arsenal me Chelsea-n kanë kohë që ndjekin 20-vjeçarin e talentuar, por ofertat e tyre nuk kanë qenë të pamjaftueshme për gjermanët. Pulisic thuhet të jetë kërkuar personalisht lojtarin pasi kërkon të ketë sa më shumë opsione në mesin e fushës.

Komento: