U kry, Quique Setien shkarkohet nga Barcelona

08:04 | 17 August 2020

Humbja turpëruese e Barcelonës nga Bayern Munich ka bërë që situata në Camp Nou të ndryshoj.

Tashmë mbetet vetëm çështje orësh zyrtarizimi i shkarkimit të Quique Setien nga Barcelona.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano raporton se presidenti Josep Maria Bartomeu ia ka kumtuar lajmin e shkarkimit trajnerit Setien, transmeton lajmi.

Ish-trajneri i Betis kaloi një aventurë të tmerrshme me skuadrën katalanase.

Përveç që humbi vendin e parë në La Liga, Barcelona e Setien u eliminua në mënyrë të turpshme nga Liga e Kampionëve duke u mposhtur 8:2 nga Bayern Munchen.

Ronald Koeman, Mauricio Pochettino dhe Xavi mbetet kandidatët potencial për zëvendësimin e tij.

Komento: