U kry, Rabiot për 40 milionë euro po transferohet të gjiganti evropian

09:45 | 08 Dhjetor 2018

Mesfushori francez, Arien Rabiot pritet të largohet nga gjiganti frances Paris Saint-Germaini.

PSG ka vendosur çmimin për mesfushorin Adrien Rabiot dhe mund ta shesë atë për 40 milionë euro.

Klubi francez nuk dëshiron që ta lë lojtarin të lirë në verën që vjen, kështu që ata do të tentojnë shitjen e tij për 40 milionë euro në afatin kalimtar që vjen në janar, transmeton Express.

Çmimi mund të ulet nëse ndonjë ofertë konkrete vjen për Rabiotin.

Për mesfushorin francez interesim të madh ka Barcelona, Juventusi e Milani, pasi lojtari nuk ka pranuar që të vazhdojë kontratë me parisienët.

Komento: