Real Madridi po i afrohet zyrtarizimit të objektivit kryesor të transferimit, pas disa muajsh interesi. Jude Bellingham ka qenë prioriteti i parë për Florentino Perez, dhe ai është gati të nënshkruaj ‘njeriun e tij’.
Sipas gazetës Marca, Real Madrid do të lidhë një marrëveshje për Bellingham javën e ardhshme, pas përfundimit të sezonit të Bundesligës.
Borussia Dortmund është në prag të fitimit të titullit, dhe pasi të përfundojë sezoni i tyre, pritet të finalizohet marrëveshja me Real Madridin.
Real Madrid tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Bellingham, dhe marrëveshja e tarifës me Dortmundin është pengesa e fundit.
Një marrëveshje në parim është arritur, por negociatat janë pezull deri në fund të sezonit të Bundesligës.
100 milionë euro do të jenë pika e fillimit, do të përfshihen disa bonuse për ta rritur çmimin dhe dhe nuk pritet të ketë shumë komplikime kur bisedimet të rifillojnë javën e ardhshme.
Manchester City dhe Liverpool kanë rënë nga gara në ndjekjet e tyre për Bellingham, dhe Real Madridi është gati të marrë lojtarin e tyre, përcjell telegrafi.
Mesfushori anglez thuhet se do të nënshkruaj një kontratë gjashtëvjeçare me klubin mbretëror,
Bellingham përveç pranisë së tij me Anglinë në Botërorin e Katarit, ka marrë pjesë në 42 ndeshje me Dortmund këtë sezon, duke shënuar 14 gola dhe pesë asistime.