U KRY! Rey Manaj nënshkruan me këtë skuadër

23:26 | 23 Korrik 2019

Rey Manaj do të luajë përfundimisht në Spanjë.

Rey Manaj do të qëndrojë në Spanjë te Albacete, për 5 vite sikurse bën të ditur skuadra spanjolle. Lushnjari ka firmosur një kontratë deri në vitin 2024 duke konfirmuar kështu besimin që drejtuesit e klubit kanë te ai.

Për këtë lëvizje ka reaguar edhe zv. presidenti i skuadrës spanjolle që ndër të tjera tha se lushnjari është një emblemë e klubit dhe një lojtar me të ardhme.

“Rey është një emblemë e klubit, një lojtar me të ardhme me shumë të ardhme dhe që po rritet me ekipin.

Prej kësaj jemi të bindur që të mbështetemi te ai është një sukses pasi për më tepër ai është integruar shumë mirë në qytet dhe është një vendas në shumë”, përfundoi numri dy i skuadrës spanjolle.

Vetë Manaj është shfaqur shumë i kënaqur për këtë lëvizje dhe objektivi i tij është që të luaj me skuadrën etij të re në elitën e futbollit spanjoll.“Jam shumë i kënaqur këtu, dua të kaloj objektivin e sezonit të kaluar, ku arritën deri në playoff dhe u mundëm”, tha 22-vjeçari në konferencën e prezantimit.

Komento: