U kry: Ribery po transferohet te skuadra e madhe italiane

17:22 | 19 Gusht 2019

Ylli francez Franck Ribery pritet tw nwsnhkruajw me klubin italian, Fiorentina.

Sipas Fabrizio Romano, Fiorentina aktualisht po kalojnw “bisedime të përparuara” me 36-vjeçarin francez, Franck Ribery, përcjell ORAinfo.

Lojtari aktualisht është një agjent i lirë pasi kaloi 12 sezonet e fundit me gjigantët e Bundesligës, Bayern Munich, duke ndihmuar skuadrën bavareze për të fituar nëntë tituj të ligës në kohën e tij atje.
Vincenzo Montella po kërkon të forcojë skuadrën toskane, pas një përfundimi zhgënjyes të vendit të 16-të në ligë sezonin e kaluar dhe një veteran i dalluar si Ribery është një pasuri e shkëlqyeshme për çdo skuadër.

La Viola gjithashtu ndryshoi pronarët në fillim të kësaj vere, me familjen Della Valle duke i dhënë fund pronësisë së tyre 17-vjeçare të klubit duke ia shitur atë miliarderit italo-amerikan Rocco Commisso për rreth 160 milionë euro.

Francezi do të vendosë për të ardhmen e tij në orët e ardhshme.

Nëse arrihet një marrëveshje, Fiorentina do të duhet të zgjidhë një marrëveshje për 36-vjeçarin para mbylljes së dritares së transferimit më 2 shtator. /ORAinfo/

Komento: