
Alessio Romagnoli, është në prag të përfundimit të një transferimi te Lazio.
Calciomercato raporton se ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore nesër pasi do të arrijë në Romë të hënën dhe së shpejti do të finalizojë një transferim të lirë në skuadrën e Serie A, përcjell ORAinfo.

Ai ka rënë dakord të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me vlerë 3 milionë euro në sezon./ORAinfo/