Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo ka vendosur se cilën fanellë do ta djersitë sezonin e ardhshëm.
Sipas mediave britanike, Ronaldo ka vendosur të jetë pjesë e Manchester Unitedit edhe për sezonin e ardhshëm.
Për herë Topi i Art, dëshiron ta respektojë kontratën e tij deri në fund me ekipin anglez, pavarësisht nëse Unitedi do të paraqitet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi 37-vjeçar u rikthye te Unitedi para fillimit të këtij sezoni dhe ka kontratë deri në vitin e ardhshëm, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Ai këtë sezon ka shënuar 18 gola në 33 paraqitje për Manchester Unitedin.