
Sanchez edhe zyrtarisht është lojtar i Interit.
Aleksis Sanchez do të mbërrij pak minuta më vonë në Milano pasi avioni i tij nga Manchester do të mbërrijë në orën 15:00.

Tashmë çdo dyshim lidhur me të ardhmen e tij janë mbyllur dhe sulmuesi do të bashkohet me Interin ditën e sotme ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të hedh firmën mbi kontratë.
“As Cile”, ka zbuluar edhe numrin që do të mbajë mbi shpinë Sanchez dhe bëhet fjalë për numrin 17-të, numër që e ka mbajtur sezonin e parë te Arsenali.
Numri 7-të dhe 11-të janë të zëna nga Icardi dhe Di Marco, në këtë mënyrë kiliani ka zgjedhur numrin 17-të.
Transferimi i tij te Interi është huazimi i thjeshtë me një pagë prej 5 milionë euro që do të paguhet nga klubi zikaltër, ndërsa të dy klubet do të disktuojnë në fund të sezonit për të ardhmen e tij.