U kry, Shaqiri do ta vesh këtë fanellë sezonin e ri

18:42 | 19 Gusht 2021

Shaqiri arrin marrëveshje personale me Lyonin

Sulmuesi nga Kosova, Xherdan Shaqiri ka arritur marrëveshje me skuadrën franceze, Olympique Lyon për një transferim në Ligue 1 për edicionin e ri.

Lojtari është pajtuar me kushtet personale të ofruara nga Lyoni, derisa po pret vetëm që dy klubet të gjejnë marrëveshje mes vete.

Deklarimi-2019

Lyoni ka ofruar shtatë milionë euro, mirëpo Liverpooli pretendon se vlera e lojtarit është më e lartë.

Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, Liverpooli është në negociata me Lyonin, por ende nuk ka marrëveshje mes klubeve.

Mediat e ndryshme në Francë dhe Angli kanë raportuar se mund të gjendet një marrëveshje mes dy klubeve brenda kësaj jave dhe Shaqiri të transferohet te Lyoni.

Komento: