U kry: Super lojtari arrinë në Romë

17:22 | 16 September 2020

Marash Kumbulla zbret zyrtarisht në klubin e ri.

Marash Kumbulla është pritur nga shumë gazetarë dhe foto-reporterë gjatë zbarkimit në aeroportin e Romës.

Zyrtarisht Marash Kumbulla është pjesë e Romës dhe këtu nuk ka më dyshime. Lojtari shqiptar ka zbarkuar në Romë, në Fiumicino. Gazetarë të shumtë që ishin të pranishëm kërkuan që t’i merrnin pak fjalë për skuadrën e re që do të përfaqësojë, por pa ia dalë dot.

Kumbulla ka shkuar menjëherë te makina që e priste, ndërsa do të mbërrijë në “Villa Stuart”. Atje do të kryejë ekzaminimet mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën 5-vjeçare me Romën.

Marashi shoqërohet në këtë moment nga babai, vëllai dhe menaxheri i tij për të përmbyllur transferimin që do të kushtojë 30 milionë euro.

Komento: