U KRY! United transferon yllin 85 milionësh

16:30 | 02 Gusht 2019

Manchester United, ka arritur një marrëveshje të madhe.

Harry Maguire do të transferohet në United pasi që Leicester City është pajtuar për një marrëveshje prej 85 milionë funta për ta transferuar lojtarin në Manchester United.

Të dy klubet arritën marrëveshje për kushtet e lojtarit që po ashtu e plotësojnë kërkesën e Leicesterit, shkruan Telegraph.

Kjo shumë e paguar për të do të jetë rekord për një mbrojtës, duke lënë pas 75 milionët e paguara për Virgil Van Dirk nga Liverpool në janar të vitit të kaluar.

Komento: